Për herë të parë mbërrin në Shqipëri kroçera “SeabournQuest”, me turistë kryesisht amerikanë. Rreth 500 pasagjerë vizitojnë për herë të parë vendin tonë. Ditën e sotme ata kanë mbërritur në portin e Durrësit.

Turistët do të zhvillojnë një vizitë një ditore në qytetin e Durrësit, Krujës, Tiranës dhe Beratit.

Ata do të kenë mundësi të eksplorojnë vendet arkeologjike peizazhet natyrore dhe të kulinarin dhe kulturën e vendit tonë. Kroçera që ka mbërritur në ditën e sotme nuk do të jetë e vetmja, pasi me afrimin e sezonit turistik pritet që numri i tyre të jetë më i lartë.

Gazetarja e Klan News Enkeleda Arapi bën të ditur se në ditën në vazhdim porti i Durrësit mund të presë rreth 10 kroçera të tjera./tvklan.al