Kryeministri premton se gjatë Prillit do të sillen të tjera doza nga marrëvshja me Covax

Mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit 15,210 dozat e reja të vaksinës Pfizer, të cilat ishin lajmëruar gjatë paraditës së të hënës nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Për të marrë vaksinat e koronavirusit në Rinas ishte kryeministri Edi Rama së bashku me ministren Ogerta Manastirliu. Rama tha se shumë shpejt do të nis vaksinimi në të gjithë territorin.

“Do të marrim 30 mijë doza në muajin Prill, kemi ndërkohë të konfirmuara 14 mijë dozat e para AstraZeneca përmes Covax brenda mesit të muajit Mars. Do të kemi së shpejti mundësinë e vaksinimit intensiv në të gjithë territorin, për të thyer në vazhdimësi intensivisht zinxhirin e infektimit.”

Pas vaksinimit të bluzave të bardha të cilët janë në frontin e parë të luftës kundër Covid-19, intelektualëve dhe të moshuarëve mbi 80 vjeç, radha për t’u imunizuar nga virusi i rrezikshëm do të jetë për stafet pedagogjike.

Klan News