Kur një fëmijë i vogël fillon e rritet, pjesa më e vështirë është që të rriturit të kuptojmë që nuk është më fëmijë. Ato që e kanë më shumë problem janë gjyshet, që akoma i trajtojnë si të vogla. Aristea e vogël ka ardhur në studion e “Ka një mesazh për ty” sepse ka një kërkesë për gjyshen e saj.

Ardit Gjebrea: Në çfarë klase je ti?

Aristea: Në klasën e 6

Ardit Gjebrea: Po qenke gocë e madhe ti?

Aristea: Po..

Ardit Gjebrea: Po na pyet ne prindërve si dukeni ju për ne.. Ti problemin e ke me gjyshen?

Aristea: Po, problemi im është me gjyshen.

Ardit Gjebrea: Pse?

Aristea: Sepse gjyshja.. Unë jam mbesa më e madhe e familjes dhe kur isha një fëmijë i vogël, isha një vajzë e imët, një vajzë e dobët. Dhe nga mosha 2- vjeçare deri në 5 vjeç nuk ndryshova fare peshë..

Ardit Gjebrea: Ishe e dobët shumë?

Aristea: Shumë e dobët, isha 15 kilogramë..

Ardit Gjebrea: Nuk haje? Nuk kishe oreks?

Aristea: Jo, nuk kisha oreks.. Prindërit e mi më vizituan në doktorë të ndryshëm dhe ata u shqetësuan shumë normalisht, por doktorët fatmirësisht thanë që kisha thjesht mungesë oreksi. Nëna ime jeton në Greqi, bashkë me gjyshin. Atje ata punojnë shumë, janë njerëz shumë puntorë, kanë sakrifikuar shumë për ne.. Dhe atje, ajo më mësoi me brumëra, petulla, me krepa, kekë dhe sufllaqe, darkë për darkë. Dhe unë fillova e mora veten..

Ardit Gjebrea: Ee filluan të pëlqenin petullat, sufllaqet?

Aristea: Po!

Ardit Gjebrea: E lere kujt i thuaj… Po pastaj?

Aristea: Pastaj nëna fillon më blen rroba të vogla, rroba fëmijësh me princesha. Por unë e kam pak bezdi këtë..

Ardit Gjebrea: Se ti je e rritur tani?

Aristea: Poo..

Ardit Gjebrea: S’do më rroba me princesha?

Aristea: Jo..

Ardit Gjebrea: Po si i do rrobat ti, si zonjushë?

Aristea: Po…

Ardit Gjebrea: Tani nëna çfarë të thotë? Ha akoma?

Aristea: Po, jo.. Nëna vazhdon mua më thotë, mos ha të keqen nëna, mos ha. Por vazhdon më bën petulla, byrek, më bën shumë nga këto brumërat, nuk është faji im që ajo i bën kaq të mira..

Ardit Gjebrea: Tani nëse nëna dikur mori përsipër që të shëndoshesh, tani ka marrë përsipër që të dobësohesh?

Aristea: Po, por nuk po më ndihmon fare në këtë pjesë..

Ardit Gjebrea: Vazhdon të bëjë gjëra të mira?

Aristea: Po!

Ardit Gjebrea: Po, çfarë do i thuash nënës sot?

Aristea: Do i them që e dua shumë, që mos punoj aq shumë dhe kur të vijë vitin tjetër nga Greqia të shkojë në një udhëtim bashkë me gjyshin…

Ardit Gjebrea: Nëna çfarë raporti ka me ty?

Aristea: Raport të mirë..

Ardit Gjebrea: I besoni sekretet njëra tjetrës?

Aristea: Deri diku ja besoja, por tani jam person më i mbyllur..

Ardit Gjebrea: Pse?

Aristea: Kam kuptuar që nëna ime, gjërat e mia, çfarë bëj unë në shkollë, në shtëpi ja tregon mikeve të saj..

Kur vjen në studio, zonja Zyra befasohet kur në anën tjetër të ekranit shikon mbesën e saj.

Aristea: Nëna dua të të kërkoj një nder, të mos punosh më aq shumë dhe të kujdesesh për veten..

Gjyshja: Të keqen nëna ty, faleminderit mbesa ime e dashur..

Aristea: Dua të më ndihmosh pak me punën e dietës, të mos i bësh më petullat aq të mira…

Gjyshja: Po, të keqen nëna…/tvklan.al