Xhesika Berberi është një supermodele me famë botërore, ajo ka shkëlqyer në çdo pasarelë që ka ecur dhe ka shumë admirues. Por fansja e saj më e madhe është vetë mbesa e saj e vogël. Dashuria e tyre për njëra- tjetrën ia kalon shoqeve të ngushta, madje i ngjan asaj të një nëne dhe fëmijës së saj.

Për të folur pikërisht për këtë marrdhënie të bukur që dy vajzat kanë, sot Rudina Magjistari i mirëpiriti në studio. Xhesika e sheh atë si fëmijën e saj, por a do vetë ajo që të ketë fëmijë?

Në “Rudina” u shfaqën disa momente nga intervista e motrës së Xhesikës kohë më parë, e cila shprehej se kishte dëshirë që të bëhej teze.

Xhesika Berberi: Shumë e sikletshme nuk kishe pse më vije në këtë siklet me publikun por që do realizohet.

Rudina Magjistari: Ti Evelin ke dëshirë të bëhesh me një kushërirë të parë?

Evelin: Po, por jo kushërirë.

Xhesika Berberi: Nuk do gocë, do djalë.

Evelin: E di pse nuk dua një vajzë, se zakonisht jam mësuar me vazja edhe unë bëhëm pak xheloze ndonjëherë. Edhe dua të marr dhe rrobat, kur të rritem dua të marr gjërat e Xhesit.

Xhesika Berberi: Ti do bësh çun më thotë mua se çantat do t’i marr unë.

Rudina Magjistari: Teze-mbesë është një marrëdhënie që nuk preket nga asgjë tjetër sepse ju do vazhdoni të jeni sërish, një teze dhe një mbesë gjithë jetën tuaj./tvklan.al