Një ditë pas vdekjes së tij vendos t’ia dhurojë organin të panjohurve

Një gruaja rrëfeu historinë sesi gjyshi i saj vdiq pasi ajo refuzoi t’i japë veshkën e saj.

Në një postim në Facebook, gruaja amerikane shpjegoi se gjyshi i saj kishte nevojë për një veshkë kur ajo ishte adoleshente dhe se organi i saj ishte i vetmi që i përshtatej.

Megjithatë, ajo refuzoi ta ndihmonte, sepse siç shpjegon, gjyshi i saj kishte qenë pjesë e grupit famëkeq supremacist Ku Klux Klan dhe kishte qenë gjithashtu i akuzuar se kishte abuzuar me fëmijë.

Ajo jo vetëm refuzoi t’i shpëtonte jetën gjyshit të saj, por një ditë pas vdekjes së tij, u regjistrua si donatore organesh dhe planifikon që t’ia dhurojë veshkën një të panjohuri.

Gruaja me profesion infermiere, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, mori me dhjetëra komente pozitive nga përdorues të cilët mbështetën vendimin e saj, duke e cilësuar të drejtë./tvklan.al