Për kryebashkiakun e arrestuar të Stambollit Ekrem Imamoglu këtë të enjte nisën procedurat e dhënies së dëshmisë. Të njëjtës i janë nështruar edhe 87 persona të tjerë të cilët po ashtu janë në pranga për të njëjtën dosje.

Transferimi i të parit të Stambollit u bë me forca të shtuara sigurie. Forca të shumta policore u vunë re këtë të enjte në Stamboll për të parandaluar grumbullime të mundshme të qytetarëve.

Por pavarësisht vendimit të autoriteteve që ndalon mbajtjen e tubimeve, reagimi qytetar ka vijuar. Studentët dolën për të dytën ditë në protestë duke kundërshtuar vendimin e rektoratit të Universitetit të Stambollit që i hoqi diplomën kryebashkiakut.

Mbështetja ka vijuar edhe nga partitë politike. Në një kohë kur pritej qetësimin e marrëdhënieve mes autoriteteve turke dhe aty kurde, përfaqësues të kësaj partie dolën në mbështetje të Imamoglusë.

Protesta pati gjatë natës në disa qytete të Turqisë. Në kryeqytet protestuesit u përplasën me policinë. Këta të fundit hodhën spray me spec për të shpërndarë turmën.

Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu u arrestua të mërkurën bashkë me 105 persona të tjerë.

Mbi të rëndojnë disa akuza, ndërsa më e rënda është ajo e drejtimit të një grupi kriminal si dhe përkrahja e grupeve terroristëve duke punësuar në bashki anëtarë të këtyre organizatave.

Klan News