Në protestë edhe ekstremisti Babis Karathanos

Mbeshtetësit e Fredi Belerit kanë protestuar para Ambasadës shqiptare në Athinë. Ata kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij dhe bashkëpunëtorit Pandeli Kokaveshi.

Në protestë ishte edhe vëllai i Fredi Belerit, si dhe kryetari i “Unionit të Himariotëve”.

Me parullat “Demokracia nuk burgoset” ata kërkuan edhe nga qeveria greke që të bëjë presion për lirimin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë. Ra në sy pjesëmarrja në protestë e ekstremistit grek Babis Karathanos. Ai është shpallur non-grata nga Shqipëria prej vitit 2019. 

Klan News