Mbi 1500 të arrestuar në moskë, protesta pavarësisht acarit

Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për të penguar tubimet anti-Putin, mbështetësit e liderit opozitar Aleksei Navalni i mbushën sërish rrugët dhe sheshet e Moskës dhe shumë qyteteve të tjera.

Mbi 1 500 protestues u arrestuan vetëm në kryeqytetin rus ku pati edhe përleshje mes protestuesve dhe policisë.

Protesta anti-Kremlin e arrestime pati anekënd Rusisë, nga Shën Petërburgu në Vladivostok. Protestuesit sfiduan temperatura acari që arrinin në minus 42 gradë Celcius.

Navalni u arrestua në 17 Janar pas rikthimit nga Gjermania ku u kurua për helmim të dyshuar me Noviçok. Mbështetësit e tij dhe vendet perëndimore akuzojnë presidentin rus Vladimir Putin, se urdhëroi arrestimin për t’i mbyllur gojën opozitës.

Por Kremlini thotë se ai u kthye në qeli në vazhdim të proceseve gjyqsore të mëherëshme për akuzat për korrupsion, për të cilat ishte liruar me kusht.

Tv Klan