Një botuese kineze e cila ka mbështetur një akademik disident është dënuar me tre vite burgim. The Guardian raporton se ajo është shpallur fajtore për transaksione të paligjshme në biznes.

Geng Xiaonan, 46 vjeçe dhe burri i saj Qin Zhen, u arrestuan në Shtator të vitit të kaluar, pasi dyshohen se kanë botuar mijëra libra në mënyrë të paligjshme.

Botuesja para gjykatës pohoi akuzat dhe kërkoi që të mos dënoheshin anëtaret e stafit të saj si dhe bashkëshorti. Po ashtu kërkoi nga gjykata që të mos dënohej me burg, pasi kujdesej për babanë e saj të sëmurë.

Gjyqi u transmetua drejtpërdrejtë dhe thuhet se është parë nga më shumë se 80,000 persona. Mediat në Kinë kanë bërë me dije se disa disidentë ishin ndaluar të merrnin pjesë në seancë.

Botuesja Geng Xiaonan akuzohet se folur në mbështetje të Xu Zhangrun, një profesor i drejtësisë në Pekin i cili ka qenë një kritik i zëshëm i Presidentit Xi Jinping dhe partisë Komuniste Kineze, kur ai u arrestua në Korrik të vitit të kaluar për gjashtë ditë./tvklan.al