Krifca: Kemi shpërndarë më shumë së 8 mijë litra

Mbështetja e qeverisë për fermerët vijon në të gjithë vendin për t’u lehtësuar atyre barrën fiskale për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore. Ministrja Frida Krifca inspektoi në Kavajë procesin e shpërndarjes se kartës së naftës pa taksa për fermerët, duke dhënë dhe shifrat e deritanishme.

“Kemi shpërndarë mbi 8 milionë litra naftë, mbështetja më e madhe për fermerët shqiptarë për uljen e kostove të prodhimit”.

Qeveria tashmë ofron mbështetjen prej 30 mijë Lekësh për çdo hektar grurë që do të mbjellin fermerët, duke stimuluar kështu sa më shumë mbjelljen e kësaj kulture bujqësore në një kohë kur tregjet botërore po përballen me vështirësi.

Tv Klan