Kryeministri Edi Rama ka sjellë këtë të enjte rastin e një të riu që ka zgjedhur të profesionalizohet me 100% mbështetje financiare nga qeveria për programin e kodimit.
Xhoni Toromeni shprehet se ka studiuar për Inxhinieri Mekanike. Por ai fitoi bursë 100% pas aplikimit në e-Albania për t’u profesionalizuar në fushën e proramimit “Python Fullstack”, pranë akademisë Betaplan.
“Gjuha e kodimit “Python” është gjuha e së ardhmes dhe do të ketë shumë treg pune, sidomos në Shqipëri”, shprehet i riu./tvklan.al