Pas ofendimeve raciste ndaj Romelu Lukakut gjatë ndeshjes kundër Juventusit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, shumë yje të futbollit mbështetën sulmuesin e Interit.

“Jemi në vitin 2023 dhe janë gjithnjë të njëjtat probleme. Por ne nuk do ta lejojmë. Të gjithë të bashkuar kundër racizmit”, shkroi Kylian Mbappé në profilin e tij në Instagram.

Edhe Vinicius dhe Evra mbështetën belgun.

“Ne jemi me ty vëlla”, shkroi sulmuesi i Real Madridit.

“Të gjithë duhet të ndalojmë së pretenduari se luftojmë kundër racizmit, heshtja është krim”, komentoi ish-lojtari i Juventusit.

Lukakut i shkuan në rrjetet sociale shumë mesazhe solidariteti nga disa klube dhe përfaqësues të institucioneve, shokë të ekipit dhe lojtarë anembanë botës.

Nga Balotelli te De Bryjne, duke vazhduar te Infantino, Courtois, Nainggolan, Hakimi, Tielemans, Onana, Dumfires, Materazzi, Ueah, e shumë të tjerë.

Thumbues komenti i Naingolan: Çfarë prisje atje ti?

Të gjithë të bashkuar rreth Lukakut kundër racizmit.

Klan News