Ndërkombëtarët presin rezultate nga prokuroria

“Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi” ishte konferenca që bëri bashkë ambasadoren amerikane, Juri Kim, atë të OSBE-së, Bernd Borchardt, Ambasadorin e BE-së Luigi Soreca me përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë.

Në tryezë ishin Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, kreu i SPAK, Arben Kraja dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Në fjalën e saj, ambasadorja amerikane tha se e shihte te lidhur drejtësinë me investimet e huaja, duke vlerësuar punën që është bërë për institucionet e drejtësisë së re.

“Reforma në drejtësi ka sjellë ndryshime dhe është koha të fitohet besimi i publikut, duhet të sigurojmë suksesin”, u shpreh ambasadorja.

Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja u shpreh se struktura akoma nuk është ku duhet, por gjithsesi fillimi është i mirë. Në takim, ishte edhe Ministrja e Drejtësisë e cila tha se institucionet e drejtësisë kanë një rol thelbësor në përmbushjen e detyrave në kuadër të procesit te integrimit të vendit.

Tv Klan