Në nisje të “Zonë e Lirë”, Arian Çani ka reaguar për deklaratën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, për dhunimin e 15-vjeçarit disa ditë më parë nga policia.

Çani e ka cilësuar si skandal publikimin e videos së nënës së adoleshentit, Zaida Çobos, teksa shihej me një pistoletë në dorë, për të cilën ajo thotë se është marrë nga xhirimet e një filmi.

“Për ta relativizuar ngjarjen, ka thënë që ‘ja shikoni se ç’familje ka’, duke treguar nënën me një pistoletë, ndërkohë që nëna ishte duke xhiruar një film. Janë me qindra me mijëra mesazhet nga njerëz të njohur e të panjohur që kërkojnë dorëheqjen e Ardit Veliut… Nuk e di nëse Ramsi, i plotfuqishmi, do ta japë viston për ta shkarkuar Drejtorin e Policisë pas një skandali të paparë, se duhet thënë që ishte skandal i paparë.

Drejtori i Policisë që futet në Facebook, merr një video të djalit të dhunuar dhe thotë ‘ja shikoni se  ç’familje ka ky, kështu që mos t’ju dhembi shumë policia bëri këtë punë. Ne morëm masa për atë që e bëri, por ndërkohë ta dini që ky ka këtë familje’. Një tmerr i paparë në shekullin e 21. Një zyrtar i lartë… unë mbeta pa fjalë plak, është e pamundur, nuk e komenton dot, është e pamundur.

Unë nuk e njoh tipin, Ardi Veliu, kur e pashë ngela i llahtarisur. Mirë që nuk e pa që ishte në film, po si mund t’i shkojë në mendje të gjykojë dikë nga familja…. jemi fut në këtë fazë plak, pra kur ju them çdo fund emisioni bëni gati valixhet dhe urgjent sa më shpejt, ju e merrini sikur bëj shaka. S’keni parë gjë akoma, ky është vetëm fillimi i tmerrit”. /tvklan.al