Mbeten në fuqi edhe për dy javë masat kundër Covid



Mbeten në fuqi edhe për dy javë masat kundër Covid

15:17 24/03/2021

Masat kundër Covid që janë në fuqi do kenë efket dhe për të paktë dy javë. Komiteti i Ekspertëve në një konferencë për mediat sqaroi se indikatorët tregojnë një ulje të shifrave, por situata mbetet delikate.

Mira Rakacolli, anëtare e Komitetit të Ekspertëve tha se është vendosur që të mos ketë ndryshim të masave dhe për 2 javë.

Ka një tendence ulje që me sa duket, ajo tendencë ulje që ka qenë edhe dy javë më para vijon të jetë e qëndrueshme. Komiteti mendon se këto shifra janë si rezultat i masave të propozuara disa javë më parë, por edhe është vënë re një tendencë pozitive në respektimin e masave, por ende nuk është në nivelet e dëshiruara.

Nga ana tjetër siç vihet re nga hartat që kemi konsultuar në Evropë, është vënë re dhe ajo që quhet vala e tretë dhe kanë nisur një izolim selektiv. Prandaj pavarësisht uljes së indikatorëve, sugjerojnë që situata është delikate dhe jo situatë që të jemi të kënaqur. Ne kemi vlerësuar që masat kanë qenë të efektshme dhe do të vijojnë të mbeten në fuqi dhe për dy javë të tjera“, u shpreh Rakacolli.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë duke iu referuar fushatës elektorale tha se qytetarët dhe partitë politike duhet të repsektojnë masat kundër Covid.

“Vendi po hyn në fushatën zgjedhore. Eksperienca e vendeve të cilat kanë kryer proces zgjedhor në pandemi ka treguar bindshëm se në respektim dhe zbatim të masave të marra nuk ka pasur shtim të numrit të infeksioneve. Janë bërë zgjedhje në Portugali, në Kosovë, në dy lande të Gjermanisë, në Katalonjë të Spanjës etj. dhe shifrat kanë treguar që kur masat janë zbatuar ashtu sikur kanë rekomanduar autoritetet shëndetësore, nuk ka pasur asnjë tendencë të shtimit të infeksioneve. I ftojmë qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat e rekomanduara nga autoritetet siç është vendosja e maskave, respektimi i distancimit fizik, social dhe ndalimi i grumbullimeve për çfarëdolloj arsyeje”, u shpreh Rakacolli.

MASAT QË JANË NË FUQI:

Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.

Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).

Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.

Universitetet vijojnë online. Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe./tvklan.al







Të ngjashme