Zjarrfikësit po mbajnë vatrën nën kontroll

Vatra e zjarrit dhe retë e tymit brenda zonës së Metalurgjikut në Elbasan vijuan edhe gjatë mbrëmjes.

Sipas drejtuesit teknik të sigurisë së jashtme në kompaninë “Kurum”, ngjarja ka ndodhur aksidentalisht dhe se zjarrfikësit janë angazhuar për ta vënë në kontroll vatrën e zjarrit.

“Kjo ngjarje ka ndodhur aksidentalisht nga një bateri e ndodhur në thellësi të brendshme të skrapit dhe nga shkëndijat që ka marrë atje, ka shpërthyer tymi. Mendoj që kjo është një ngjarje aksidentale dhe një fatkeqësi për të gjithë ne. Atje janë materiale plastike, janë makina të ardhura nga jashtë. Tymi sigurisht është i dëmshëm, por është aksidentale, dhe është hera e  parë që ndodh një gjë e tillë. Një shpërthim nga një bombol gazi ka dhënë një shkëndijë duke sjellë shpërthim në një depozitë tjetër skrapi”.

Incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë në metalurgjikun e qytetit të Elbasanit, duke alarmuar jo pak banorët e zonës për shkak të rrezikut dhe ndotjes.

Tv Klan