Situate në veri të vendit ka shënuar një përkeqësim të ndjeshëm pas reshjeve të shumta të natës së mbrëmshme. Aktualisht sipas zyrës së emergjencës në Ministrinë e Mrojtjes vendet verilindore ndodhen të izoluara dhe rrugët janë tërësisht të bllokuara.

Aktualisht janë të bllokuara për arsye të reshjeve të dëborës që kanë rënë në Qafën e Malit, por edhe në drejtim të Bulqizës. Në Maqallarë kemi vendosur forcat tona dhe po hapin rrugën në dy drejtime Maqallarë-Burrel dhe Maqallarë-Peshkopi”

Sipas Kolonel Xhevdet Zenelit forcat e ushtrisë janë duke punuar për zhbllokimin e akseve rrugore, por reshjet e bëjnë të vështirë punën e tyrë. Tropoja aktualisht ndodhet krejtësisht e izoluar duke qenë se Qafa e Malit mbetet e pakalueshme, ndërsa tragetet nuk kalojnë për shkak të nivelit të ulët të ujit.

Aktualisht kolona me 30 ton e cila është ndihmë e ushtrisë ndodhet në Koman në pritje të tragetit, i cili ndodhet në Fierzë si rezultat i rënies së nivelit të ujit të hidrocentralit.

Sipas të dhënave situate më kritike është në rrugët dytësore, pasi ushtria nuk ka mundësi për hapjen e tyre. Sot nga Farka janë nisur helikopter me ndihma, ndërsa kolona e Kryqit të Kuq pret hapjen e rrugës në Koman për të shkuar në drejtim të Tropojës./tvklan.al