Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2103 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 947 qytetarë, në këto bashki: 424 në Tiranë, 70 në Durrës, 53 në Fier, 45 në Shkodër, 35 në Vlorë, 27 në Sarandë, 24 në Lushnje, 22 në Patos, 21 në Lezhë, nga 19 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 18 në Krujë, 17 në Berat, 15 në Kavajë, 13 në Gjirokastër, 12 në Divjakë, 11 në Himarë, nga 7 qytetarë në Vorë, Tepelenë, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Përmet, Korçë, nga 5 qytetarë në Shijak, Poliçan, Gramsh, nga 4 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Belsh, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Mat, Roskovec, Dibër, Selenicë, Delvinë, Dimal, Skrapar, nga 2 qytetarë në Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Tropojë, Bulqizë, Konispol, Kolonjë.

Janë 4,777 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 26 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Lezha 52 vjeç, një qytetar nga Berati 74 vjeç. Janë shëruar 403 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,473 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al