Gjenden kutitë e zeza, pritet analizimi i tyre

Zyrtarët kinezë konfirmuan zyrtarisht humbjen e jetëve të 132 pasagjerëve dhe ekuipazhit të avionit Boeing që u rrëzua të hënën në jug të vendit.

Avioni i China Eastern po fluturonte nga Kunming në Guangzhou kur u rrëzua papritur në një zonë të pyllëzuar. Ekipet e shpëtimit thanë se kishin identifikuar 120 nga viktimat përmes analizës së ADN-së.

Mediat shtetërore raportuan se janë gjetur ndërkohë dy kutitë e zeza. Mes tyre është regjistruesi i të dhënave të fluturimit, i cili mund të sigurojë informacione thelbësore pse avioni u rrëzua në mënyrë të befasishme një orë pas ngritjes në ajër.

Kutitë e zeza janë dërguar në Pekin për t’u analizuar nga ekspertët, citoi agjencia e lajmeve Reuters. Besohet se këto kuti kanë edhe regjistruesin e zërit të pilotëve.

Megjithëse kishte pak shpresa për të gjetur ndonjë të mbijetuar, familjet e viktimave kanë pritur lajme nga ekipet e kërkimit, të cilat kanë krehur zonën e pyllëzuar me ditë të tëra.

Ky është aksidenti ajror më vdekje prurës në Kinë në gati tre dekada.

Tv Klan