Trupi i Alexey Navalnyt nuk do t’i kthehet familjes për të paktën 14 ditë të tjera. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmish përmes një postimi në rrjetin social “X”.

“Hetuesit u thanë avokatëve dhe nënës së Alexey se nuk do t’ua jepnin trupin. Trupi do të jetë nën një lloj “ekzaminimi kimik” edhe për 14 ditë të tjera”, shkruan Yarmish në “X”.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, Yulia Navalnaya doli këtë të hënë me një deklaratë në të cilën akuzoi drejtpërdrejtë Vladimir Putin për vrasjen e bashkëshortit të saj, Alexei Navalny. Me anë të një video të postuar në YouTube, ajo po ashtu u zotua për të vijuar punën e tij.

“Përshëndetje, unë jam Yulia Navalnaya. Dikush tjetër duhet të ishte këtu në vendin tim. Por ai njeri u vra nga Vladimir Putin. Diku në një burg përtej Rrethit Arktik, Putin nuk vrau vetëm Alexei Navalny si person, ai donte të vriste shpresën tonë, lirinë tonë, të ardhmen tonë. Ne e dimë ekzaktësisht përse Putin e vrau Alexei-n, 3 ditë më parë. Do t’ju tregojmë shumë shpejt. Por gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për Alexei dhe veten tonë është që të vijojnë betejën”, u shpreh ajo në një deklaratë.

Navalny ishte një nga figurat më të spikatura të opozitës ruse kundër regjimit të Putinit. Ai po vuante disa dënime me burg për akuza të motivuara politikisht./tvklan.al