Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka lënë në burg aksionerin kompanisë “Alba Exotic Fruit”, Bajron Gumeni, të arrestuar pak kohë më parë për kapjen e kokainës në kontejnerin me fruta ekzotike në Portin e Durrësit.

Gumeni, akuzohet për trafik ndërkombëtare droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Avokati Baftjar Rusi ka kërkuar shfuqizimin e masës së sigurisë për klientin e tij Gumeni dhe dërgimin e çështjes për hetim në Prokurorinë e Durrësit.

Klan News