Pas ankimimit të LSI-së për të hequr masën e karantinimit 14 ditor për personat që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë, Gjykata Administrative ka shpallur moskompetencën.

Klan News mëson se është lënë në fuqi vendimi për 2 javë karantinë, për shtetasit që vijnë nga vendet fqinje, Greqia dhe RMV. Administrativja ka kaluar ankimimin për shqyrtim në Kolegjin Zgjedhor.

Pak ditë më parë, edhe Presidenti Meta kërkoi nga Komiteti i Ekspertëve, qeveria dhe KQZ-ja, që të hiqet masa për ndalimin e emigrantëve që të vijnë e të votojnë në Shqipëri. Kreu i shtetit më tej hodhi akuza kundër Komitetit Teknik të Ekspertëve, duke e quajtur të kapur nga qeveria.