Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditë për D.Sh. Ai u arrestua të premten pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, ndaj gjykata caktoi 40 ditë për qëndrimin e tij në qeli, kohë brenda së cilës duhet njoftuar pala italiane për arrestimin e tij, si dhe duhet të mbërrijë nga fqinjët kërkesa për ekstradimin e tij në Itali.

47-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Apelit në Venecia me 4 vite e 20 ditë burg për veprën penale “Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike”.

D.Sh., banues në Tiranë punonte si pedagog ne Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës dhe mban gradën Doktor Shkencash. /abcnews.al