Mbetjet e Porto-Romanos, drejt Sharrës



Mbetjet e Porto-Romanos, drejt Sharrës

16:33 31/05/2020

Zona transformohet në një park rekreativ

Gati dy vite nga shpallja e emergjencës mjedisore nga këshilli bashkiak i Durrësit, landfilli i mbeturinave në Porto-Romano po mbyllet duke i dhënë fund ndotjes mjedisore të qytetit.

Nga një vatër ndotjeje mjedisore, projekti i Porto-Romanos parashikon transformimin e zonës në një sipërfaqe shlodhëse për qytetarët durrsakë. Dhjetëra makineri të rënda po punojnë për largimin e mbeturinave nga landfilli.

Nga këtu ato do të depozitohen në vendgrumbullimin e Sharrës. Ky territor nuk do të ketë  plehra, por do të kthehet në Parkun e Madh të Durrësit.

Projekti parashikon ndërtimin e kopshtit Botanik,  parkim, zonë aksesi, zonë teknike, ëallclimbing, 3 fusha basketbolli, 2 fusha tenisi dhe një minifushë futbolli. I gjithë investimi  është projektuar të realizohet në një pak se një vit e brenda majin 2021 të jetë gati.

Tv Klan



Të ngjashme