Mali i mbetjeve elektronike dhe elektrike nga viti 2021 do të peshojë më shumë se 57 milionë ton. Ky është vlerësimi i ekspertëve, të cilët kanë konstatuar se këto mbetje peshojnë më shumë se Muri i Madh Kinez, i cili është objekti më i rëndë artificial.

Vlera e këtyre materialeve të hedhura është e pafundme. Nga një raport i vitit 2019 nga Forumi Ekonomik Botëror, vlera materiale e mbetjeve elektronike në botë kap shifrën 62.5 miliardë dollarëve, shumë më shumë se sa PBB e një numri të konsiderueshëm shtetesh.

Një ton celularësh të hedhur mbart më shumë flori se sa një ton xeherorësh floriri”, është shprehur Ruediger Kuehr, njëri prej ekspertëve.

Në këto mbetje përfshihen celularë, frogriferë, ibrikë, televizorë dhe lodra e pajisje sportive elektrike./tvklan.al