Ekspertët: Subjektet që ndotin të penalizohen

Në prag të sezonin turistik mbetjet inerte mbeten një shqetësim i madh për ndotjen e mjedisit. Gjenden kudo! Pranë akseve rrugore, në zonat bregdetare, buzë lumenjve apo në male.

Nga fshati Prush i Tiranës, eksperti Elvis Xhaferri sqaron se komanitë e ndërtimit veprojnë pa respektuar asnjë kriter mjedisor, ndërkohë që inertet duhet të depozitohen në landfille të miratuara.

“Inertet i hedhin këtu pasi kanë kosto dhe për të shmangur këto kosto preferojnë t’i sjellin hedhin këtu sesa t’i çojnë në një landfill që duhet të paguajnë për depozitimin, për të shmangur koston”.

Ligji për këto subjekte parashikon penalitete, por edhe landfillet mungojnë.

“Për 30 vjet kjo është bërë në mënyrë masive. Edhe për shkak të mungesës së landfilleve të mbetjeve inerte edhe për shkak të mosrregullimit siç duhet me ligj”.

Ekspertët e mjedisit e cilësojnë këtë një emergjencë mjedisore që ndikon jo vetëm në ekosistem, por edhe në cilësinë e jetës dhe turizëm.

Tv Klan