Policia arreston për zjarrvënie të qëllimshme rojën e fushës së plehrave

Vazhdon për të dytën ditë me radhë djegia e mbetjeve në Lushnje. Ndërkohë policia ka arrestuar rojën e fushës së mbetjeve për zjarrvënie të qëllimshme.

Kjo është pamja që të ofron nga lart fusha e mbetjeve në Lushnjë që po digjet prej 2 ditësh.

E gjithë sipërfaqja është në tym dhe flakë. 5 mjete zjarrfikëse po punojnë për fikjen e vatrës, por zjarri është ende jashtë kontrollit.

Kjo situatë është e përsëritur në Lushnjë, por asnjëherë vatra nuk ka marrë përmasa të tilla.

Në lidhje me këtë ngjarje policia arrestoi rojën e fushës së grumbullimit të mbeturinave. 42-vjeçari Mondi Shehu akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme. Ndërkohë që Bashkia e Lushnjes ka deklaruar se është në bisedime me bashkinë e Fuierit për ti çuar mbetjet e qytetit në inceneratorin e ri.

Tv Klan