Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Qindra ton helme, mbetje industriale po rrezikojnë jetën e njerëzve në mënyrë direkte, apo nëpërmjet ujit dhe ajrit në të gjithë vendin. Specialistë të huaj, që operojnë në fushën e mjedisit dhe Ministria e Mjedisit, kanë studiuar dhe kanë nxjerrë qytetet me mbetje toksike, fabrikat dhe uzinat e dikurshme. Në to radhiten qytete si Kurbini, Lezha, Laçi, Fieri, Elbasani, etj, pa harruar dhe kryeqytetin.

Në kombinatin e Autotraktorëve, gjenden qindra kilogram cianur kaliumi e natriumi. Thasë me helme janë shpërndarë në të gjithë sipërfaqen e uzinës së dikurshme. Për 400 familjet e ardhura që jetojnë në ambientet e kombinatit e Autotraktorëve, ky është shqetësimi kryesor.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit, ka hartuar projekte studimore ndërsa qeveria ka bërë tentativa për të minimizuar këtë rrezik. Ajo i ka dhënë viston firmave të huaj të specializuara në këtë fushë, të largojnë mbetjet nga qytet tona. Madje një firmë daneze, e përzgjedhur në tenderin e Ministrisë së Bujqësisë me një fond grand prej 200 mijë dollarësh dhënë nga programi FAR, ka marrë përsipër eliminimin e pesticideve në vendndodhjet e tyre./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti