Mbushen spitalet, rritet interesimi për vaksinim

Vijon punë Qendra rajonale për vaksinim në Tetovë, megjithatë  nga dita e djeshme është vënë në funksion edhe një punkt në Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë. Autoritetet thonë se ky punkt është vendosur si rezultat i rritjes së kërkesës për vaksinim e sipas tyre kjo ka ardhur si rezultat i masave të reja qeveritare, e sipas tyre po vijon dhe vaksinimi nëpër vendbanimet rurale kryesisht nëpër fshatrat e Komunës së Tetovës.

“Në Shtëpinë e Shëndetit prej dje kemi filluar për shkak se shume kemi pacient, janë grumbulluar tek salla për atë shkak vendosëm që edhe në shtëpinë e shëndetit të hapim një punkt. Dje kishim afër 100 vetë edhe sot e ka kaluar numrin”.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se shifra e vaksinave të aplikuar ta tejkaluar një milionëshin, kurse janë rivaksinuar mbi 454 mijë qytetarë. Rajoni i Tetovës ka përqindjen më të ulët të të vaksinuarve. Referuar shifrave në fillim të Gushtit, janë vaksinuar mbi 35 mijë qytetarë, numër ky i cili nga autoritet shëndetësore u cilësua mjaft i vogël në nivel vendi.

“Mbi 35 mijë janë vaksinuar mbi 21 mijë janë rivaksinuar nëpër fshatra kemi dhënë rreth 3 mijë doza, tash ka filluar dhe rivaksinimi, japim plus nëpër shtëpi një herë në javët tek personat që janë të palëvizshëm. Prej paraqitjes së masave të reja numri është rrit ndonjë ditë arrin deri në 2 mijë vaksina në ditë”.

Brenda 24 orëve në repartet në Spitalin Klinik të Tetovës janë shtruar 16 persona pozitiv me Covid-19. Janë gjithsej 51 pacientë që mjekohen në këtë qendër, shumica prej tyre me oksigjeno-terapi, kurse dy pacientë janë dërguar në Klinikat e Shkupit.

Gjithashtu po mbushen edhe kapacitetet e spitalit dhe për këtë shkak në funksion është vënë edhe spitali mobil. Pas Shkupit, Tetova renditet e dyta në nivel vendi me shifrat e rasteve aktive me Covid-19.

Klan Macedonia