Ndikoi finalja e Konferencë Ligës në Tiranë

Mbi 1 milion persona e vizituan Shqipërinë vetëm gjatë muajit maj, duke shënuar një rritje prej 77.5% krahasuar me majin e vitit të kaluar. Ky është numri më i lartë i turistëve që vendi ynë ka pritur brenda 1 muaji të vetëm gjatë pranverës, duke tejkaluar edhe majin e vitit 2019, një nga periudhat më të suksesshme për turizmin në vend.

Pjesa më e madhe e tyre, mbi 600 mijë, raportohen nga Instituti i Statistikave si shtetas të huaj, nga të cilët rreth 41 mijë mbërritën nga Italia. Kjo përkon edhe me muajin kur në kryeqytetin shqiptar u mbaj finalja e Conference League mes Romës së Italisë dhe Fejnordit të Holandës. Eventi sportiv solli dyndje të lartë të tifozerisë jo vetëm nga vendet e ekipeve, por edhe nga rajoni.

Sipas INSTAT edhe të larta kanë qenë daljet nga Shqipëria, me rreth 1.1 milionë shtetas shqiptare dhe të huaj. Krahasuar me Majin e 2021, ky numër është rritur me 50,3%.

Tv Klan