Merkaj: Morina dhe pikat kufitare me Greqinë me fluks të lartë

Në Shqipëri kanë hyrë mbi 1 milion e 600 mijë shtetas nga pikat kufitare vetëm në dy muajt e fundit. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë udhëtime për turizëm vetëm gjatë muajit korrik.

Në një intervistë për Tv Klan, Drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, thotë se ky fluks në rritjë ka ardhur për shkak të heqjes së kufizimeve të masave anticovid nga Shqipëria.

“Që nga data 1 qershor ka rritje fluksi. Mbi 1 mln 650 mije shtetas të huaj që kanë hyrë në Shqipëri dhe nga këto mbi 850 mijë shtetaa të huaj kanë qëlluar se kanë hyrë për qëllime turistike.”

Dogana e Morinës është pika kufitare që ka fluksin më të madh të kalimit të udhëtarëve.

“Si çdo vit tjetër përveç vitit të kaluar, është pika e kalimit të Morinës me Kosovën, pastaj të gjitha pikat e kalimit me Greqinë dhe në Rinas ka fluks të shtuar kryesisht ata që vijnë më charter.

 Për shkak të lejimit të qytetarëve shqiptar edhe drejt Italisë, fluksi i udhëtarëve pritet të jetë në rritje edhe gjatë muajit gusht. Drejtori i kufirit thotë se pala shqipatre po punon me kapacitet të plotë.

“Me Greqinë nuk ka ndryshim të vendimit, njihen tamponët dhe vaksinimi i qytetarëve shqiptarë. Me Italinë jemi futur në kategorinë D që qytetarët mund të futën për turizëm.”

Ndryshe nga Italia, Greqia njeh edhe vaksinat kineze dhe ato ruse të cilat po përdoren në Shqipëri.

Tv Klan