Mbi 10 mijë persona në Festën e Birrës në Korçë





Mbi 10 mijë persona në Festën e Birrës në Korçë

23:39 16/08/2022

Filo: Festa këtë vit vjen me disa risi

Mbi 10 mijë persona çdo natë pritet të marrin pjesë në Festën e Birrës që starton të mërkurën në mbrëmje në Korçë.

Në vigjilje të saj, kreu i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo duke folur për mediat tha se interesimi i qytetarëve është shumë i madh. Ai theksoi festa e birrës do të ketë një impakt të dyfishtë si në aspektin artistik ashtu edhe atë të turizmit.

Filo bëri të ditur se krahas birrës dhe surprizave artistike, festa e këtij viti vjen edhe me dy risi që kanë të bëjnë me skenën gjigande që është ndërtuar për të, ashtu edhe organizimi për herë të parë për dy net i një ‘After Party’, ku qytetarët do mund të shijojnë birrën dhe muzikën deri në orët e para të mëngjesit.

Tv Klan













Të ngjashme