Edhe pse fundjavë, qytetarët interes për t’u imunizuar

Afro 54 mijë vaksinime janë kryer në 5 ditët e para të vaksinimit të hapur në vendin tonë. Prej tyre mbi 10 mijë janë qytetarë mbi 18 vjeç që kanë marrë dozën e parë të vakksinës kundër koornavirusit. Edhe pse fundjavë, interesimi i qytetarëve për t;u imunizuar me dozën e parë është i lartë.

Paralelisht vijon vaksinimi edhe për dozat e dyta në të gjitha pikat e përqendruara dhe poliklinikat në Shqipëri. 

Në të gjithë vendin po funksionojnë edhe njësitë e lëvizshme të vaksinimit për zonat e thella dhe për qytetarët që nuk mund të lëvizin nga banesa. Në total në gjithë vendin janë kryer mbi 1.1 milionë vaksina.

Tv Klan