Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkuar mbi 100 mijë numri i të vdekurve për shkak të koronavirusit. Ky është shteti me numrin më të lartë të viktimave në botë, ndërsa ka 1.69 milionë të infektuar, që në fakt përbëjnë 30% të totalit të të gjithë globit.

Sipas Universitetit Johns Hopkins në Maryland, që ka ndjekur që prej fillimit pandeminë globale, numri i viktimave në SHBA është ekzaktësisht 100.226. Gazetari i BBC, Jon Sopel, thotë se ky numër është sa numri i ushtarëve amerikanë dhe grave të vrarë në Kore, Vietnam, Irak dhe Afganistan gjatë 44 viteve luftime.

Pavarësisht numrit të lartë të viktimave, nëse krahasimi do të bëhet për numër banorësh, atëherë SHBA renditet në vendin e 9-të në botë duke lënë pas Belgjikën, Francën, Italinë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën, Suedinë, Spanjën, Irlandën dhe Zvicrën.    

Personi i parë i infektuar me Covid-19 në SHBA u raportua në Washington më 21 Janar. New York ishte nga ato shtete që u prek rëndë nga pandemia. Numër i lartë infeksionesh mbetet edhe në Chicago, Los Angeles dhe Washington. /tvklan.al