Vendi i tretë për numrin më të lartë të vdekjeve në botë

Më shumë se 100 mijë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në Francë deri më tani. Ky është një nga momentet më të errëta në historinë e qeverisë së Presidentit Emmanuel Macron.

Franca, është vendi i tretë në botë që arrin një shifër rekord humbje jetësh pas një viti me spitale të mbingarkuara.

“Që nga fillimi i pandemisë, 100,000 gra dhe burra francezë kanë humbur betejën me virusin. Të gjithë ne jemi duke menduar për familjet e tyre, të dashurit e tyre, për fëmijët që kanë humbur një prind ose një gjysh, vëllezërit e motrat. Ne nuk do të harrojmë asnjë fytyrë, asnjë emër”, tha Macron në një postim në Twitter.

Shkollat ​​do të hapen gradualisht duke filluar nga 26 Prilli. Qeveria franceze po parashikon që kufizimet e tjera do të fillojnë të hiqen rreth mesit të Majit.

Autoritetet franceze po planifikojnë që rreth 38 përqind e popullsisë së rritur të Francës, do të ketë  marrë të paktën një vaksinë deri ateherë.

Klan News