Hoxha: Diagnostikohen vonë, infektohen që në marrëdhënien e parë

Epidemia e HIV/AIDS duhet të marrë fund në 2030. Ky është objektivi global i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, por Shqipëria ende vijon të ketë një trend të lartë infektimesh veçanërisht tek të rinjtë.

Kemi mbi 100 raste të diagnostikuara në vit, përgjithësi rreth 70% e rasteve të reja diagnostikohen në faza shumë të avancuar të stadit AIDS. Kemi 3 meshkuj të infektuar për 1 femër. Grupmoshat e reja 14 -40 vjeç janë grupmosha me numër më të lartë të rasteve”.

Informacionet mbi HIV/AIDS nuk mungojnë por sërish të rinjtë nuk e marrin seriozisht këtë sëmundje.

Kemi raste infektimi që në marrëdhënien e parë seksuale, kemi një grupmoshë të re, që ka gjithë ditën një smartphone në dorë që ka informacion pafund dhe arrin që në një marrëdhënie të mos mbrojë veten”.

Shqipëria po piloton vetëtestimin tek meshkujt që bëjnë seks me meshkuj, për ta kaluar më pas këtë shërbim në publik.

Shpresojme të arrijmë që gjithkush mendon se ka pasur një sjellje risku, të blejë një test në farmaci dhe të testohen në shtëpi”.

Medikamentet para dhe pas ekspozimit janë një tjetër risi që synohet të përfshihet së shpejti.

Persona që kanë sjellje risku marrin medikamente që parandalojnë infektimin me HIV. Ne jemi duke negociuar për t’i sjellë këto medikamente për të qenë të ofrueshme për komunitetin. Kemi profilaksin pas ekspozimit, do të thotë që në momentin që e di statusin e personit me të cilin ke hyrë në një marrëdhënie, brenda 72 orëve nderhyhet dhe nuk ndodh infektimi”.

Sfida e Shqipërisë është të arrijë zbulimin e 95% të rasteve me HIV që në fillim, për t’i përfshirë ato në skemat e mjekimit që të bëhen të padetektueshëm.

Kush është i padetektueshëm me anë të terapise nuk transmeton HIV tek të tjerët”.

Aktualisht në Shqipëri janë të përfshirë në skemën e mjekimit 780 persona të rritur dhe 14 fëmijë me HIV. Që prej vitit 1993 kur është zbuluar rasti i parë në vendin tonë kanë humbur jetën 1/6 e personave të infektuar. 10 persona ndërruan jetë përgjatë vitit 2021.

Tv Klan