INSTAT: Janarin e 2024-ës numri i turistëve u rrit me 29.8%, krahasuar me vitin e shkuar

Pritshmëritë për një vit të mbarë të turizmit për 2024, duket se kanë dhënë sinjalin e parë që në muajin Janar i cili ka thyer rekord sa i përket numrit të turistëve të huaj.

Sipas publikimit të fundit të INSTAT numri i vizitorëve të huaj ka pësuar rritje të ndjeshme në janar të këtij vitit duke shënuar mbi 112 mijë turistë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

INSTAT raporton se numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është rreth 489 mijë, duke u rritur me  29,8 %, krahasuar me mujain janar, të 2023, që ishin 377 mijë, duke tejkaluar kështu edhe shifrat e vitit të cilësuar si vitit më i mirë për turizmin. Në Janar 2024 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me mbi 475 mijë ku mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore.  

Pasuar nga turistët nga Amerika me më shumë se 8800 vizitorë dhe Azia Lindore dhe Paqësori, me 2.157 shtetas.

Klan News