Mbi 120 banesa të dëmtuara, 15 të pabanueshme

Mbi 120 banesa të dëmtuara, 15 të pabanueshme

15:52 22/09/2019

Instituti i ndërtimit nis verifikimin e shtëpive dhe godinave

Mbi 120 banesa në bashkinë e Vorës janë dëmtuar nga tërmeti i të shtunës, ndërsa 15 prej tyre janë të pabanueshme.

Instituti i Ndërtimit do të nisë akt konstatimet fillimisht në Vorë për të kolauduar gjendjen e godinave të dëmtuara, nëse përbëjnë apo jo rrezik për të qëndruar banorët, apo edhe punonjësit e strukturave shtetërore.

Inspektimet e para do të nisin nga godina e bashkisë, ku u zhvillua edhe mbledhja e shtabit të emergjencave, e ku dalloheshin qartë muret e çara.

Disa zona në pjesën mes bashkisë së Vorës dhe Durrësit kanë ende probleme me furnizimin me ujë dhe energji elektrike. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i bën thirrje qytetarëve që të shmangin edhe kalimin në urën e Peqinit, Rrogozhinës dhe Fushë – Krujës derisa të bëhet konstatimi për gjendjen fizike të dëmtimit të tyre nga tërmeti.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT