Kryeministri Rama: Kënaqësi që kemi mbështetur 88 mijë familje

Mbi 15.800 bebe kanë lindur në 5 muajt e parë të vitit në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama teksa publikon shifrat në “Facebook” shprehet se të gjithë ata kanë përfituar bonusin e bebes. Po ashtu ai shpreh kënaqësinë që deri më tani janë mbështetur mbi 88 mijë familje me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.

Bonusi i bebes, është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 Janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja pavarësisht statusit social-ekonomik.

Klan News