Ministrja Manastirliu: Deri më tani janë kryer mbi 638 mijë vaksinime anti-covid

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila përpos shifrës së mësipërme, në një postim në Facebook njofton se në të gjithë Shqipërinë janë kryer mbi 638 mijë vaksinime.

Ndërkohë pas mbylljes së muajit të Ramazanit, në të gjitha qendrat e vaksinimit ka patur fluks të madh të qytetarëve të cilët kanë kërkuar të marrin ilaçin imunizues.

Për të shmangur radhët, Ministria e Shëndetësisë rekomandon qytetarët mbi 60 vjeç dhe kategoritë e tjera të riskuara që të komunikojnë me mjekun e familjes apo në portalin E-Albania për marrjen e dozave përkatëse të vaksinave.

Klan News