Disa prej padive janë duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme

Pesë ditë përpara se Shqiparët t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, në duart e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kanë mbërritur mbi 20 kallëzime, për krime zgjedhore.

Burime nga organi i akuzës thonë që paditë janë depozituar nga subjektet politike por edhe presidenca. Burimet e Klan News bëjnë me dije se disa prej kallëzimeve janë bërë nga opozita për përdorimin e administratës në fushatën zgjedhore.

SPAK në bashkëpunim me policinë dhe prokuroritë e rretheve do të hetoje krimet zgjedhore në 12 qarqet e vendit.

Po i njëjti burim thotë që Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal për disa nga këto kallëzime dhe ka nisur hetimet për këto çështje. Të Premten SPAK do të bëjë një njoftim zyrtar në lidhje me paditë që janë depozituar nëse ato do të trajtohen ose jo si krime zgjedhore.

Prokurorët do të vleresojnë secilin për kallëzimeve të dorëzuar nga subjeket politike dhe më pas do të vendosë nëse janë kompetencë e tyre për t’i hetuar.

Klan News