Mbi 20 mijë biznese të mbyllura në Kosovë




Mbi 20 mijë biznese të mbyllura në Kosovë

20:20 26/06/2022

Shahini: Shkak, politikat jo të favorshme për investime

Më shumë se 25 mijë biznese llogariten se janë mbyllur gjatë viteve 2020 – 2021 në Kosovë. Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, thotë se kjo është shoqëruar edhe me një numër të madh qytetarësh që humbën vendet e punës.

“Sipas statistikave tona viti 2021 është vit i rëndë por jo më i rëndë se 2020 ku na atë kohë u mbyllën mbi 20 mijë biznese, në kohë të vitit 2021 janë mbyllur mbi 5 mijë biznese që kjo mbyllje disa janë mbyllur zyrtarisht, disa kanë pushuar aktivitetin duke pritur ditë më të mira, dhe disa e kanë lënë biznesin se ndoshta do të vije ndonjë investitor. Vitin e kaluar kanë mbetur pa punë mbi 15 mijë punëtorë”.

Për biznesin në Kosovë kjo situatë përveç pandemisë është ndikuar edhe nga disa faktorë të tjerë që kanë të bëjnë me politikat e qeverisë për të mbështetur biznesin.

“Rritja ekonomike këtë vit do të jetë prapë plus, por do të jetë rënia më e madhe në historinë e pasluftës në krahasim me vitin 2021. Kjo rënie ekonomike ka shumë fajtorë, politikat jo të favorshme për investime, burokracia, klima për investime dhe mungesa e promovimit për investime, kriza globale që e ka prek edhe Kosovën”.

Aleanca Kosovare e Bizneseve nënvizon gjithashtu faktin se shqetësim mbetet edhe largimi i bizneseve dhe investimeve të huaja.

Tv Klan











Të ngjashme