Aplikojnë 20.561 fermerë, 33.3% e të regjistruarve me NIPT

Janë mbyllur aplikimet për skemën e naftës pa taksa në bujqësi. 20 mijë e 561 fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga skema e naftës pa taksa në sektorin e bujqësisë, që janë 33.3% e fermerëve  mes 60 mijë në total që disponojnë NIPT.

Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural numri më i madh i aplikimeve është shënuar në qarqet e Korçës, Fierit, Beratit dhe Elbasanit.

Fermerët kanë aplikuar online, ndërsa zyrat rajonale janë duke verifikuar dokumentacionin e tyre, nëse janë apo jo përfitues. Deri tani kanë marrë kartën e naftës 2 mijë persona.

Me anë të kësaj karte ata do të shkojnë të furnizohen falas në pikat e karburantit, për gjysmën e sasisë së naftës që i takon në bazë të kulturave që kanë mbjellë.

Tv Klan