Ky filmim tregon momentin kur raketat ruse godasin Sumin, qytetit që ndodhet në verilindje të Ukrainës.

Të paktën 32 persona humbën jetën, ndër të cilët 2 fëmijë dhe 84 të tjerë u plagosën. Mes të lënduarve janë edhe 10 fëmijë të tjerë. Pamjet tregojnë trupa të pajetë të shtrirë rrugëve të qytetit.

Krahas viktimave sulmet shkaktuan dëme të konsiderueshme në gjithë zonën përreth universitetit, ku autoritetet ukrainase thanë se ranë 2 raketa të fuqishme tokë – tokë Iskander-M.

Veç viktimave, disa automjete u përfshinë nga flakët, të tjera u dëmtuan rëndë, ashtu si edhe shumë ndërtesa. Ekipet e emergjencës nuk përjashtojnë rëndimin e bilancit të viktimave. Zona ishte mjaft e frekuentuar prej meshave kishtare të së dielës së dafinave.

Në një postim në rrjetin X, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia nuk meriton gjë tjetër veçse të dënohet për të sulm, të cilin e konsideroi “të tmerrshëm”.

Ky konsiderohet si sulmi me më tepër viktima që pas nisjes së mandatit të dytë nga Donald Trump, i cili është nismëtar i përpjekjeve për paqes mes Kievit dhe Moskës, që deri më tani ka arritur një armëpushim të pjesshëm në Detin e Zi dhe ndalim të sulmeve në sektorin energjetik, por që ende nuk janë vënë në zbatim.

Tv Klan