Performancë artistike për të mbrojtur nga zhdukja liqenin historik

Mbi 200 burra dhe gra morën pjesë në një performancë të pazakontë artistike në brigjet e Detit të Vdekur në Izrael. Ata u shfaqën lakuriq, të lyer me bojë të bardhë për t’u përngjarë shtyllave me kripë që rrethojnë këtë liqen që ndan territorin e Izraelit, Bregut Perëndimor dhe Jordanisë.

Organizatori i kësaj performance, artisti amerikan Spenser Tjunik tha se qëllimi i saj është sensibilizimi i shoqërisë dhe autoriteteve të vendeve që e ndajnë mes tyre këto ujëra, ta ruajnë këtë liqen që kërcënohet nga zhdukja që mund të ketë pasoja katastrofike për natyrën e zonës. Tjunik tha se niveli i Detit të Vdekur po bie, për shkak të rritjes së temperaturave nga ngrohja globale.

Performanca lidhet edhe me simbolikën e përshkruar në Biblën e Vjetër, ku “Gruaja e Lotit” u shndërrua në një shtyllë kripe pranë këtij liqeni, pasi nuk iu bind vullnetit të Zotit.

Tv Klan