Synimi i qeverisë është vaksinimi i mbi 1 milionë personave deri në Qershor

Qytetarët që po marrin dozën e dytë të vaksinës anti-covid ishin të shumtë edhe gjatë fundjavës në sheshin “Skënderbej”.

Të moshuarit mbi 60 vjeç shprehen se mezi e kanë pritur imunizimin e plotë, pasi gradualisht mund t’i kthehen normalitetit

“Nuk kam pasur asnjë problem. Shumë mirë ndihem sepse ishim izoluar, rrinim në shtëpi. Tani dalim, përqafojmë fëmijët e fëmijëve. I kam marrë të dyja dozat”, shprehen disa qytetarë.

Që prej nisjes së vaksinimit masiv në vendin tonë mbi 200 mijë qytetarë janë imunizuar plotësisht me të dyja dozat e vaksinës. Ndërkohë deri në fillim të muajit të ardhshëm plani i Ministrisë së Shëndetësisë është vaksinimi i mbi 1 milionë shqiptarëve.

Klan News