Që prej nisjes se vaksinimit masiv, injektohen mesatarisht 15 mijë doza në ditë

Mbi 200 mijë të moshuar në të gjithë vendin janë imunizuar me vaksinën anticovid që prej nisjes së procesit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Manastirliu nëpërmjet një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale.

Ndërkohë përpos moshave 70 vjeç, te sheshi “Skënderbej” po vaksinohen me Sinovac edhe të moshuarit mbi 60 vjeç me sëmundje kronike.

Kjo grupmoshë shprehet se ndihet më e mbrojtur falë imunizimit me vaksinën anti-covid.

“Jemi shumë të kënaqur. Asnjë shqetësim nuk kemi. Shërbimi është i përkryer”, shprehen disa qytetarë.

Për të shmangur radhët e gjata, të moshuarit mbi 60 vjeç është e rëndësishme të konsultohen me mjekun e familjes për momentin e marrjes së vaksinës.

Që prej nisjes së imunizimit të kategorive të caktuara të popullatës në Janar, janë vaksinuar mbi 281 mijë qytetarë në vendin tonë.

Klan News