Teksa bota po has vështirësi në luftimin e pandemisë, Universiteti John Hopkins bën me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kapur shifrën e 200.000 të vdekurve nga Covid-19.

Mbi 6.8 milionë persona janë infektuar dhe vihet re rritja e numrit të të prekurve në Utah dhe në Dakotën e Veriut. Në Mars të këtij viti, Presidenti Trump u shpreh se nëse vdekjet varionin nga 100.000 në 200.000, atëherë shteti ka bërë një punë të mirë në luftën ndaj sëmundjes.

Universieti John Hopkins ka mbldhur të dhëna për situatën globale të koronavirusit që në fillimin e përhapjes së saj në Kinë vitin e kaluar. Rasti i parë në SHBA u shfaq në muajin Janar.

Administrata Trump është përballur me shumë kritika për mënyrën e menaxhimit të situatës dhe lajmeve false që nxjerr Presidenti.

Mesatarja e rasteve në ditë varion nga 99.000 deri në 452.000 raste. Zona të kuqe deri më tani konsiderohen Dakota Veriore, Dakota Jugore dhe Ëisconsin.

Qëndra e kontrollit shëndetësor në vend ka bërë thirrje për distancim social dhe ruajtje të rregullave të higjienës.  /tvklan.al