Mbi 200 mln Euro do të jetë ndihma humanitare për afganët - Tv Klan

Mbi 200 mln Euro do të jetë ndihma humanitare për afganët



Mbi 200 mln Euro do të jetë ndihma humanitare për afganët

20:20 24/08/2021

Presidentja e Komisionit Evropian ka përsëritur qëndrimin e saj se nuk do t’i njohë talebanët

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se BE do të rrisë ndihmën e saj humanitare për afganët nga 50 milionë që ishte planifikuar më parë në mbi 200 milionë Euro.

Kjo ndihmë humanitare do të jetë në krye të kontributeve të shteteve anëtare për të ndihmuar njerëzit e Afganistanit ,” tha Ursula von der Leyen, duke shtuar se ajo do të njoftojë mbështetjen shtesë në një samit të G7 më vonë.

Sipas Reuters ndihma do të lidhet me respektimin e të drejtave të njeriut. Ajo theksoi se as edhe një Euro e vetme kësaj ndihmë nuk mund t’i shkojë një regjimi që u mohon grave dhe vajzave liritë dhe të drejtat e tyre të plota për arsimim dhe karrierë.

Presidentja e Komisionit Evropian e ka bërë të ditur qëndrimin e saj lidhur  me situatën në Afganistan ku ajo ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për qytetarët afganë ku ajo është shprehur më herët se është detyrë morale e Bashkimit Evropian që të ndihmojë afganët.

Nga ana tjetër ajo ka përsitur deklaratën e saj lidhur me talebanët ku gjatë një konference për shtyp në Spanjë ajo deklaroi se nuk do të ketë njohje të talebanëve, por se ka kontakt me ta ne mënyrë që të lehtësohet evakuimi i njerzve.

Klan News








Të ngjashme