Mbi 30 mijë të vdekur në Itali nga koronavirusi

Mbi 30 mijë të vdekur në Itali nga koronavirusi

18:13 08/05/2020

Italia është vendi i tretë në botë që ka regjistruar 30 mijë vdekje nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit, në shtetin fqinj kanë humbur jetën 243 pacientë. Ky numër ka ardhur në rënie në krahasim me një ditë më parë kur u shënuan 274 vdekje.

Sipas autoriteteve shëndetësore italiane, numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 30.201.

Dy vendet e tjera me numrin më të lartë të viktimave të shkaktuara nga Covid-19 janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Numri ditor i infeksioneve të reja në Itali shënoi rënie të lehtë, nga 1401 të enjten në 1327 të premten. Numri total i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë është 217.185. SHBA dhe Spanja janë dy vendet me numrin më të lartë të personave të infektuar.

Numri i personave të shëruar në Itali gjatë 24 orëve të fundit është 1663. /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo